Një ngjarje e rëndë ndodhi të enjten në mbrëmje në Selanik, kur një 19-vjeçar humbi jetën pasi ra nga ballkoni i katit të katërt.
Incidenti ndodhi rreth orës 22:00 në qendër të qytetit, kur pak pas orës 22:00 i riu, me origjinë nga Shqipëria, ra në boshllëk, shkruan Euronews.al.
Sipas informacioneve, apartamenti ishte me qira afatshkurtër.
Një ambulancë e EKAB-it shkoi me nxitim në vendngjarje, por 19-vjeçari kishte ndërruar jetë.
Hetimet paraprake për rrethanat e ngjarjes po kryhen nga efektivët e Komisariatit të Sigurisë së zonës “Lefkos Pyrgos”.

