Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur tashmë seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt.
Gjykata ka shfaqur pamje nga kamerat, ku shihet Naim Murseli, ish-bashkëshorti i Liridona Ademajt, si njëri ndër të akuzuarit për planifikim të vrasjes së saj.
Ai shikon me vëmendje pamjet që shfaqen në kamera, ku po tregohet takimi i tij me Granit Plaven, i akuzuar tjetër për vrasjen e Liridonës.

