Para pak çastesh ka ndodhur një vrasje në tentativë në Pejë, ku për pasojë një person mbeti i plagosur nga arma e zjarrit.
Lajmin për Sinjalin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Një person është plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes,” ka thënë ai.
Ai bëri të ditur se policia menjëherë ka dalë në vendngjarje.

