Telenews

PROKURORIA KËRKON PARABURGIM PËR PERSONAT QË SULMUAN PORTIERIN E BALLKANIT

Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se ka ngritur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj F.R. dhe B.K., si të dyshuar për rrahjen e portierit të KF Ballkanit.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se ata dyshohen për veprën penale huliganizmi.
“Ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit, me datë 03.04.2022, rreth orës 15:20h, në Gjilan, në stadiumin e qytetit, përderisa zhvillohej ndeshja e futbollit në mes të SC Gjilanit dhe KF Ballkanit, nën pretekstin kinse të festimit të golit të barazimit, hynë në fushën e futbollit, bashkë me një turmë të madhe tifozësh, ku bëheshin veprime huligane me gjuajtje sendesh dhe fishekzjarrë, derisa njëri i pandehur e shtyn dhe e rrëzon për toke, tjetri e godet me shqelm në fytyrë të dëmtuarin S.F., i shkakton lëndime trupore dhe rrezik të përgjithshëm për eskalimin e situatës”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Të ngajshme

Investime miliardëshe në pritje, çfarë sjell Balkan Summit 2026?

Rrezarta Ramaj

Chris Brown dhe Usher anulojnë katër koncerte

Rrezarta Ramaj

Paraqitje fantastike, Partizani U19 kualifikohet tutje në UEFA Youth League

Rrezarta Ramaj