Telenews

Kurti njofton se FSK pajiset me sistemin raketor antitank Panzerfaust 3

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Ministria e Mbrojtjes ka realizuar një tjetër blerje të rëndësishme strategjike për forcimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Bëhet fjalë për sistemin raketor antitank gjerman Panzerfaust 3, i cili tashmë është pjesë e arsenalit mbrojtës të FSK-së.

Panzerfaust 3 konsiderohet një nga sistemet më të avancuara dhe më të besueshme antitank në botë, i përdorur gjerësisht nga ushtritë e vendeve anëtare të NATO-s. Sipas Kurtit, ky investim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt rritjes së aftësive mbrojtëse dhe modernizimit të forcave të sigurisë së vendit.

Investimi në mbrojtje është investim për paqen, sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës”, ka theksuar Kurti, duke nënvizuar se forcimi i FSK-së mbetet prioritet strategjik i institucioneve të vendit.

Të ngajshme

Fundoset anija në Mesdhe, vdesin 116 emigrantë

Donat Hashani

Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para nga arka e bamirësisë së një xhamie në Ferizaj

Donat Hashani

Hamza uron Krishtlindjet: Të bashkohemi në vlerat më të mira njerëzore

Donat Hashani