Telenews

Ekzekutohen 100 euro për grupin e dytë të studentëve

Ministria e Financave, përkatësisht Thesari i Shtetit ka ekzekutuar subvencionet prej 100 euro për grupin e dytë të studentëve.

Merret vesh se studentët kanë pranuar në llogaritë e tyre shumën prej 100 eurove.

Grupi i parë i studentëve u subvencionuan tre ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve lokale që ishin mbajtur më 9 nëntor.

Atëkohë, studentët u njoftuan përmes një mesazhi në numrat e tyre të telefonit për alokimin e mjeteve.

“Të dashur studentë, më lejoni të ju uroj vitin e ri akademik me lajmin e mirë se ju jeni kualifikuar si përfitues të shtesës së njëhershme prej 100 EUR. Me qeverinë tonë, studentët gjithmonë do ta kenë mbështetjen e shtetit. I juaji, Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës”, thuhej në mesazhin telefonik.

Vendimi për subvencionimin me nga 100 euro për studentët ishte marr në tetor të këtij viti, ku ishte njoftuar se përfitues janë mbi 40 mijë studentë.

Të ngajshme

Shtrenjtohen sërish nafta e benzina – këto janë çmimet e derivateve në Kosovë

Yllka Gashi

Trepça ndërpret marrëdhënien e punës për dy punonjës, masa disiplinore edhe për katër të tjerë

Yllka Gashi

AKB kërkon hetim për fushatat kundër produkteve vendore: Kush e sulmon “Made in Kosova”, po sulmon ekonominë

Yllka Gashi