Telenews

Haradinaj i ashpër ndaj Speciales: Cali do ta kthejë dhimbjen në krenari, s’e lëkund kjo gjykatë raciste!

“shoket-e-gjuriqit,-gjuriqat-e-vegjel”,-mllef-e-akuza-te-renda-te-nasim-haradinajt-per-ata-qe-i-konsideron-spiune

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj Gjykatës Speciale, pas vdekjes së babait të Salih Mustafës – Calit, disa ditë pasi ky institucion nuk i dha leje për ta vizituar prindin, që ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Haradinaj fillimisht u ka shprehur ngushëllime familjes së Calit për dhimbjen, të cilën thotë se e shtoi Specialja si një ‘gjykatë politike e raciste’, raporton Klankosova.tv

“Shprehi ngushëllime familjes së Calit, shokëve, dashamirëve, shokëve e bashkëluftëtarëve, për këtë dhimbej që e shtoi kjo gjykatë dhe që tregoi se kjo nuk është gjykatë drejtësie, por gjykatë politike e gjykatë raciste.”

Megjithatë, krejt kjo situatë, sipas tij nuk është e rastësishme. Sepse, siç thotë Haradinaj, Gjykata Speciale e ka një qëllim.

“Kjo nuk është krejt e rastësishme. Ata dinë mos me të jep përgjigje hiç. Ata kanë një pretekst, një qëllim, duan që përfaqësuesit e UÇK-së t’i thejnë moralisht. Frikën ua kanë shkaktu shumë shokëve tanë, sa që në një kohë nuk kanë guxu me u afru te Organizata e Veteranëve. Fatkeqësisht kjo gjykatë e qiti edhe të keqen e vet.”

Haradinaj tutje u shpreh i bindur se Cali do ta kthejë mërzinë në krenari dhe nuk do të kenë mundësi ta lëkundin nga kontributi që ka dhënë për Kosovën, transmeton Klankosova.tv

“Salih Mustafa e ka të vështirë, e kam provu unë me vëllain. Por është aq i fortë, por nuk mund ta lëkundin nga kontributi patriotik. Nuk e thejnë as vitet, e as dhimbjet. Njerëzit që kanë zgjedhë të kontribuojnë për vendin e vet, ata së pari e mohohnë veten e familjen. Këtë dhimbje do ta shndërrojë në krenari. Kur ka një djalë si ai atje, por edhe ai kur ka një babë si ky që ka ndërru jetë.”

Por, ai s’la pa e drejtuar gishtin edhe te pushteti në Kosovë.

Specilja, Haradinaj thotë se ia nxori patriotizmin fals që e kanë disa nga pushtetarët në vend, që nuk kanë vepruar asgjë për pjesëtarët e UÇK-së që ndodhen në Hagë.

Madje, tha se janë bërë bashkë më trupin gjykues të Dhomave të Specializuara.

“Por që dikujt ia nxori edhe trimërinë edhe guximin, edhe patriotizmin. Më vjen keq ma së shumti që e nxori patriotizmin fallc të pushtetarëve, që e patën këto vite këtë Kosovë dhe që nuk bënë asgjë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Nuk patën as vullnet e as dëshirë, në një mënyrë u bënë një më trupin gjykues e atë gjykatë, që po e dënon Kosovën dhe jo individët.”

 

Të ngajshme

Ish-krerët e UÇK-së i shprehin ngushëllime familjes Mustafa për vdekjen e babait të Calit, OVL përcjell mesazhin

Valjeta Turkaj

Fillon kriposja dhe pastrimi i rrugëve, Durmishi apelon qytetarët për kujdes në vozitje

Valjeta Turkaj

Turqia i dhuron Shqipërisë avion qeveritar me vlerë mbi 11 milionë dollarë

Valjeta Turkaj