Telenews

TRUPAT NGA MASAKRA NËPËR RRUGËT E BUCHAS, DERISA KJO E FUNDIT ISHTE NËN-KONTROLLIN RUS (FOTO)

Imazhet e reja satelitore nga Maxar Technologies tregojnë se trupat e civilëve të vdekur në Bucha kishin mbetur të shtrirë në rrugë për javë të tëra, duke përfshirë edhe kohën kur qyteti ishte nën kontrollin rus.
“New York Times” publikoi për herë të parë këto imazhe të hënën.
Videoja shqetësuese që tregon trupat në Bucha u gjet në bazë të koordinatave, u vërtetua dhe u raportua nga CNN të premten. Ajo u publikua në të njëjtën ditë kur Ukraina e shpalli qytetin të çliruar nga trupat ruse.
KUJDES, PAMJET JANË TË RËNDA!

 
Pas pamjeve nga Bucha të publikuara të shtunën, Ministria e Mbrojtjes në Rusi pretendoi se videoja ishte “e rreme” dhe “e inskenuar”.
“Gjatë kohës që vendbanimi ishte nën kontrollin e forcave të armatosura ruse, asnjë banor vendas nuk është përballur me ndonjë veprim të dhunshëm”, tha kjo ministri.

Të ngajshme

Kryeprokurori Kryeziu: Keqpërdorime mbi 1 milion euro në BKS, hetimet nisën që në mars 2025

Valjeta Turkaj

ANTALYA & CAPPADOCIA dy botë magjike në një udhëtim të vetëm

Valjeta Turkaj

28 ditë mungoi pa arsye, Trepça suspendon punëtorin

Valjeta Turkaj