Telenews

Spiropali uron Kurtin: Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku në rrugën Evropiane

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka ndarë urimet e saj për popullin e Kosovës dhe Albin Kurtin për ditoren në zgjedhjet e përgjithshme.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali shprehet se ‘Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku krah për krah, me një zemër, një zë dhe në rrugë europiane, sepse ajo që na bashkon është me e madhe se çdo kufi’, shkruan TopChannel.

“Urime popullit të Kosovës për zgjedhjet e zhvilluara me maturi, qetësi dhe përgjegjësi qytetare, një shprehje e pjekurisë demokratike që na bën krenarë.

Përgëzime Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Albin Kurti për fitoren e arritur dhe besimin e marrë nga qytetarët, si dhe të gjithë spektrit politik për fushatën e standardet e arritura.

Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku krah për krah, me një zemër, një zë dhe në rrugë europiane, sepse ajo që na bashkon është me e madhe se çdo kufi“, shprehet ajo.

Të ngajshme

Aksioni në veri, sekuestrohen 22 automjete dhe mallra në vlerë mbi 200 mijë euro

Rrezarta Ramaj

Haradinaj: Kthimi i ligjit për Dhomat e Specializuara do të ishte ofendim, lojë e ndytë ndaj Kosovës

Rrezarta Ramaj

Për mbi një vit u prezantua rrejshëm si zyrtar i AKI-së, i dyshuari kapet në Prishtinë

Rrezarta Ramaj