Telenews

Shpërthim në Shkodër, vdes një 67-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shkodër, ku si pasojë e një shpërthimi në hyrjen e një banese atje ka vdekur një 67-vjeçar.

Fillimisht, dyshohej se Hysni Imeraj, ka vdekur si pasojë e shpërthimit të tritolit, por kjo pistë duket se tashmë ka rënë.

Siç raporton Top-Channel, Policia njoftoi se lexuesi i OSHEE ka humbur jetën si pasojë e një shpërthimi të boksit të matëseve në pallat, transmeton Telenews.

Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat raporton se në vendngjarje nuk është gjetur asnjë mbetje tritoli, dhe se viktima ka djegie në trup, çka tregon se nuk e ka humbur jetën nga lëndë eksplozive, pasi ato nuk shkaktojnë zjarr.

Të ngajshme

Basha: Zgjedhjet parlamentare ishin të lira dhe demokratike

Valjeta Turkaj

Fundoset varka me emigrantë në brigjet e ishullit grek, një i vdekur dhe tre të zhdukur

Valjeta Turkaj

Rezultatet e para: Këta janë pesë më të votuarit e secilës parti

Valjeta Turkaj