Telenews

Policia serbe arreston dy shqiptarë, në Merdar

Policia kufitare e Serbisë ka arrestuar dy shtetas të Shqipërisë në pikën kufitare në Merdar.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ata janë arrestuar pasi policia ua ka gjetur 30 kilogramë kokainë.

Të arrestuarit janë me inicialet S.L. (2002) dhe B.U. (2000). Të dy, siç deklarojnë ata, janë shtetas të Shqipërisë, transmeton zëri.

Siç njoftoi MPB-ja e Serbisë, ata u arrestuan mbrëmë.

Konkretisht, gjatë kontrollit të një furgoni “Mercedes” me targa shqiptare në këtë kalim. Të dy u ndaluan deri në 48 orë, pas së cilës do të çohen në Prokurorinë e Lartë Publike në Prokuplje së bashku me një kallëzim penal.

Ata dyshohen për veprat penale të “Prodhimit të paautorizuar” dhe “Shpërndarjes së drogave narkotike”.

Të ngajshme

Opozita kërkon rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në, VV-ja thotë se bashkëpunimi do të vazhdojë –

KushtrimGuraj

Begaj takon sot krerët e komuniteteve fetare, pas pesë ditësh protestash në Shqipëri –

KushtrimGuraj

“Arrestime të zyrtarëve” – Kryeprokuroria thyen heshtjen, reagon pas raportimeve që shkaktuan konfuzion në publik –

KushtrimGuraj