Telenews

Lladrovci uron Tahirin: Yll në ardhje i PDK-së, Kosova le të jetë zemra jote

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shkruar për Arian Tahirin, i dyti më së shumti i votuar deri më tani në Partinë Demokratike të Kosovës, pas Bedri Hamzës.

Lladrovci e quajti Tahirin ylli në ardhje i PDK-së dhe trim që, siç tha ai, nuk u frikësohet kundërshtarëve politikë.

“Fjalët vonojnë, pushka kërset, është fjalë e urtë. Rezultatet e deritashme, flasin për yllin në ardhje në radhët e PDK-së, Arian Tahiri, trim i cili nuk i frikësohet kundërshtarëve politikë, di të luftojë për kauzat dhe ta sfidojë ortekun.

Ariani është fitues moral në nivel lokal, fitues real në nivel nacional. Suksese miku im, Kosova lë të jetë zemra jote. Suksese të mëtejme!” – ka shkruar ai në Facebook.

Të ngajshme

Këta janë 10 VIP-at më të pasur në botë për 2026

Blearta

Dënohet me 3 vjet e 5 muaj burgim i akuzuari për sulm seksual në Fushë Kosovë

KushtrimGuraj

Vjosa Osmani mirëpret largimin e masave nga BE-ja

KushtrimGuraj