Telenews

DON XHONI NDAHET NGA MODELJA RUSE?

Reperi i njohur nga Drenica, Don Xhoni përveç një karriere të suksesshme shpesh herë është komentuar edhe për jetën private.
Muaj më parë Xhonatan Isufi (emri i plotë) konfirmoi lidhjen me modelen ruse, Ariana Lirey me të cilën kishte filluar ngacmimet e para përmes rrjeteve sociale.
Dyshja udhëtuan së bashku në Dubai dhe nga atje publikuan fotografinë e parë së bashku, madje përkushtimi i modeles ndaj reperi shqiptar ishte aq i madh sa ajo ia dedikoi një tatuazh në trup.

Por, me sa duket çifti i kanë darë rrugët, kështu kanë lënë të kuptohen të dy ata përmes rrjeteve sociale.
Gjatë ditës së djeshme, ishte Ariana ajo që bëri një postim në llogarinë e saj në Instagram duke lënë të kuptohet se i ka dhënë fund romancës me reperin.

“Ishte një histori e bukur, mirupafshim”, ka shkruar në postimin e parë të cilin e ka bashkangjitur me një emoji të zemrës së thyer.

Për të vazhduar me një tjetër ku flet për përkushtimin që ajo ka treguar ndaj kësaj marrëdhënie.

“Mënyrën e përkushtimit që unë ua dhashë juve nuk jepet as nga qentë më besnik. Tani mund të jeni krenar me vetën”, vazhdoi modelja.

Ndërkohë, dyshja tashmë kanë larguar njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram. 

Të ngajshme

Boll e shtyu, Kida jep lajmin e madh që të gjithë e prisnin – kaq e lumtur është ajo për veten

KushtrimGuraj

Zbulohet aksidentalisht data e nisjes së Big Brother VIP Kosova 4?

KushtrimGuraj

Remzie Osmani e mbyti fotoshopin në fotografinë e fundit, s’po e njeh më as burri i saj, u bë tjetër njeri

KushtrimGuraj