Telenews

Aksident i shumëfishtë në “Rrugën e Kombit”, dy gra të lënduara

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në autostradën Milot–Morinë, ose saktësisht në Rrugën e Kombit” ku disa automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Siç ka njoftuar Policia Shqiptare, dy gra kanë mbetur të lënduara.

“Rreth orës 09:40, në autostradën Milot–Morinë, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë disa automjete. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesja e njërit prej automjeteve, shtetasja F. T., si dhe pasagjerja, shtetasja N. T., të cilat po marrin mjekim në spital dhe paraprakisht, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të aksidentit”, thotë PSH.

Të ngajshme

Javën e ardhshme nis asfaltimi i rrugës Lame–Kllokoq, investimi afro 688 mijë euro –

KushtrimGuraj

KFOR-i për Urën e Ibrit: Nuk vendosim nëse duhet të hapet apo jo –

KushtrimGuraj

Katërshja e UÇK-së në Hagë, Shoqata e të Burgosurve Politikë: Më 12 shtator të marshojmë përtej dallimeve politike –

KushtrimGuraj