Telenews

Nexhat Daci përcillet në banesën e fundit me ceremoni shtetërore

Akademikut dhe ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, sot i është dhënë lamtumira e fundit me nderime shtetërore në varrezat e kryeqytetit në Arbëri.

Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, përfaqësues të lartë të institucioneve, miq dhe qytetarë të shumtë.

Figura dhe veprimtaria e Dacit u nderuan përmes homazheve dhe akademisë përkujtimore, ku morën pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë Albin Kurti, kryetari i Kuvendit në detyrë Dimal Basha, kreu i PDK-së Bedri Hamza, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, si dhe personalitete të tjera politike dhe akademike.

Nexhat Daci ndërroi jetë të enjten, më 1 janar, në moshën 81-vjeçare.

Të ngajshme

Përditësohen të dhënat për gjendjen në pikat kufitare – Pritje deri në kaq minuta për të dalë nga Kosova

Donat Hashani

Lihet në burg 67-vjeçari për përdhunimin dhe lënien shtatzënë të 12 vjeçares në Pogradec

Donat Hashani

Kuota gjinore – vendimtare për listën e GP të AAK-së

Donat Hashani