Telenews

SOT BËHEN 3 DEKADA NGA NDESHJA E PARË NDËRKOMBËTARE E KOSOVËS NË FUTBOLL

Sot 30 vjet, Kombëtarja e Kosovës e zhvilloi ndeshjen e parë ndërkombëtare.
Më 5 prill 1992, i shkoi mysafire Shkëndisë në Tetovë, ku e mposhti me rezultat 4:0.
Në kushte kur futbolli në Kosovë luhej nëpër fusha e livadhe, selektori i parë i Kosovës, Ajet Shosholli, i tuboi futbollistët më të mirë të ligës dhe nën kushte represioni e dërgoi kombëtaren deri në Tetovë, ku ndeshja u ndoq nga mijëra shqiptarë.
Ky ishte gjithë ekipi i Kosovës në atë ndeshje historike: Ahmet Beselica, Fadil Berisha, Bashkim Radogoshi, Arsim Gashi, Isa Sadriu, Skënder Shengyli, Bakir Burri, Suad Keçi, Ibrahim Domi, Genc Hoxha dhe Ramiz Krasniqi, Florent Karahoda, Sabit Osmani, Bejtush Bejta, Afrim Tovërlani, Remzi Hashani, Arbër Grabovci, Endri Salihu, Bekim Mulliqi dhe Adnan Aliu.
 

 

Të ngajshme

Yamal: Të jesh favorit nuk do të thotë asgjë në Botëror

KushtrimGuraj

Ardon Jashari mund të largohet nga AC Milan, në shënjestër të një rivali në Serie A

KushtrimGuraj

Barcelona bën ofertën e parë zyrtare për Julian Alvarez

Valjeta Turkaj