Telenews

KOSOVA U-19 FITON NDAJ ESTONISË NË NDESHJEN E PARË KUALIFIKUESE PËR EVROPIAN

Kombëtarja e Kosovës U19 në konkurrencën e vajzave i ka nisur me këmbë të mbarë garat e raundit të dytë për kualifikimet e Kampionatit Evropian.
Në ndeshjen e parë të Grupit 4 të Ligës B, Dardanet U19 kanë fituar ndaj Estonisë, me rezultat 2:1.
Ky turne kualifikues po zhvillohet në Edinburgh të Skocisë.
Futbollistet e përfaqësueses U19 të Kosovës e kanë nisur me fitore garimin në raundin e dytë të kualifikimeve për Evropianin e këtij viti.
Kosova U19 garon në Grupin 4 të Ligës B, ndërsa të martën pasdite, në Edinburg të Skocisë, u përball me Estoninë. Kosova fitoi 2:1.
Golat për Kosovën i shënuan Loreta Lulaj, në minutën e 45-të dhe Fortesa Berisha, në minutën e 52-të.
Ndërkaq, golin e vetëm estonet e shënuan në minutën e 75-të.
Ndeshjen e radhës Kosova U19 e luan pas tri ditësh kundër Kazakistanit.

Të ngajshme

Atalanta mposht Romën, siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve

KushtrimGuraj

Ancelotti kontakton dy yjet e mëdha të Brazilit

KushtrimGuraj

Oltion Bilalli reagon për herë të parë pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore: “ELHAMDULILAH, do të kthehem më i fortë!”

Donat Hashani