Telenews

Cilët kandidatë nga legjislatura e kaluar mbetën jashtë Kuvendit?

Në të dhënat zyrtare të Komisionit Qendror Zgjedhor është publikuar edhe numri i ulëseve që i kanë partitë politike.

Deri tash, Lëvizja Vetëvendosje i ka siguruar 57 karrike në sallën e Kuvendit.

Pavarësisht që i ka shtatë ulëse më shumë, nga hera e kaluar kanë mbetur jashtë Kuvendit, Bylbyl Sokoli, Driton Hyseni e Bajram Mavriqi.

Një ulëse më pak se nga rezultatet e 9 shkurtit e kanë Partia Demokratike e Kosovës.

Por koalicionet e këtij subjekti me partitë politike kanë ndryshuar rënditjen.

Kësisoj, në këtë legjislaturë jashtë kanë mbetur Abelard Tahiri, Eliza Hoxha, Rashit Qalaj, Jakup Nura, Fadil Demaku, Altin Krasniqi, Kosovare Murseli dhe Xhevahir Geci.

Gjashtë ulëse më pak në këto zgjedhje i ka Lidhja Demokratike e Kosovës.

E brenda këtij subjekti, emra të rinj kanë zënë vend e të vjetër kanë mbetur jashtë.

Këtë herë në Kuvend nuk është Fadil Hatërgjonaj, Arben Gashi, Ekrem Hyseni, Krenar Xhaferi, Alban Zogaj, Paris Guri, Serbeze Mucaj dhe Arjeta Abazi.

Nga tetë uleëse herën e kaluar bashkë me Nismën Socialdemokrate, tash Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka gjashtë.

Jashtë nuk ka mbetur asnjë prej kandidatëve nga nëntë shkurti, veç janë shtuar Besnik Tahiri dhe Albana Bytyqi.

Të ngajshme

Ligji për të Huajt, Kallas: Moment i ri për dialogun, jam gati të organizoj takim të nivelit të lartë

Valjeta Turkaj

Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rëndësishme për sigurinë

Valjeta Turkaj

Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për ne, na duhet një plan për paqe

Valjeta Turkaj