Telenews

Cakolli: Nëse deri më 5 mars në mesnatë nuk zgjidhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje (VIDEO)

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka folur rreth një mundësie që Kosova të shkojë sërish në zgjedhje, në qoftë se nuk zgjidhet presidenti/ja.

Në emisionin “DPT te Fidani”, ai deklaroi se nëse deri më 5 mars në mesnatë nuk zgjidhet i pari i vendit, Kosova shkon në zgjedhje.

“Unë besoj që ka gjasa reale që Vjosa Osmani t’i sigurojë votat e nevojshme për të qenë presidente përmes bashkëpunimit me akterë brenda LDK-së dhe eventualisht të ndonjë deputeti individual. Por më së voni presidenti do të duhet të zgjidhet deri më 5 mars, nëse nuk ka president të zgjedhur deri më 5 mars në mesnatë, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme”, tha Cakolli.

 

Të ngajshme

Eman Rrahmani: Një çift s’do me i prish linjat e trupit, e marrin një grua me qira me bë fëmijë për ta –

KushtrimGuraj

Policia e Kosovës: Njoftimet për gjoba do të vijnë edhe me SMS –

KushtrimGuraj

Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Rrezarta Ramaj