Telenews

Bora fryn qirinjtë, Donaldi ndez rrjetin…urimi që po komentohet! (Foto)

Moderatorja e njohur Bora Zemani feston sot ditëlindjen e saj. Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga miq, kolegë dhe ndjekës, ndërsa një nga urimet e para dhe më të veçanta ka ardhur nga partneri i saj, aktori Donald Veshaj.

Veshaj i ka shprehur publikisht dashurinë dhe urimet e tij për Borën. “Edhe 100 vjet, partnere. Shpresoj që jeta t’i realizojë të gjitha ëndrrat që ke, se u lodha duke i dëgjuar ato shpesh. Të dua shumë, ta them aq shpesh sa që duhet të shpik një fjalë tjetër në këtë ditë të veçantë për ty”, ka shkruar mes të tjerash Donaldi.

Bora sot mbushi 33 vjet jetë.

Çifti vazhdon të mbetet një nga më të komentuarit në showbiz-in shqiptar, ndërsa momentet e tyre të përbashkëta zgjojnë gjithmonë interes të madh tek publiku.

Të ngajshme

Viktima në Gjakovë është xhaxhai i ish-banores së Big Brother-it, Elijona Binakaj

Valjeta Turkaj

Oscars përfundoi, por kush u vesh më bukur?

Valjeta Turkaj

Gjesti në paraburgim, Xheneta del në mbështetje të tij

Blearta