Telenews

Presidentja dhe Hargrevaes flasin për zgjedhjet dhe marrëveshjen strategjike Kosovë-Britani

Presidentja Vjosa Osmani ka qenë sot nikoqire e Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

Ata folën për procesin e zgjedhjeve të parakohshme si dhe për hapat drejt finalizimit të iniciativës së presidentes për marrëveshjet strategjike me Mbretërinë e Bashkuar.

“Në takim u diskutuan zhvillimet e fundit në vend, si dhe procesi i zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor, të cilat u zhvilluan sipas standardeve më të larta demokratike. Në këtë frymë, Presidentja ritheksoi rëndësinë e formimit sa më të shpejtë të institucioneve”, thuhet në postimin e Presidencës në Facebook.

“Po ashtu, në takim u diskutua edhe për hapat tutje drejt finalizimit të iniciativës së Presidentes për lidhjen e marrëveshjeve strategjike me Mbretërinë e Bashkuar në fushat e interesit të përbashkët, respektivisht atë të mbrojtjes, sigurisë, si dhe ekonomisë e tregtisë, për ç’gjë ishin dakorduar gjatë vizitës së Sekretarit të Jashtëm britanik në Kosovë në prill të këtij viti”.

Osmani në fund falënderoi dhe shprehu mirënjohje ndaj Britanisë së Madhe për mbështetjen e tyre të vazhdueshme.

 

Të ngajshme

Durmishi njofton për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të shiut dhe borës

Erzana Fazliu

Gjysmëvjetori i dytë: Nisja e mësimit të hënën ende e pasigurt

Erzana Fazliu

IHMK: Deri më sot kanë rënë mbi 150 milimetra reshje

Erzana Fazliu