Telenews

KAQ CIVILË KANË VRARË RUSËT NË BUCHA, THOTË KRYEBASHKIAKU I ATJESHËM

Duke folur në Word Tonight, Anatoli Fedoruk tha se kishte parë personalisht ekzekutimet e disa njerëzve nga forcat e Moskës.
“Kam parë disa episode. Ishin tre makina civile që përpiqeshin të evakuoheshin drejt Kievit dhe ata u qëlluan brutalisht. Ishte një grua shtatzënë, burri i së cilës po bërtiste duke i kërkuar të mos e qëllonte, por ata thjesht e qëlluan brutalisht”, tha Fedoruk.
Fedoruk gjithashtu pretendoi se forcat ruse kishin gjuajtur politikanë vendas gjatë pushtimit të tyre.
Ai i bëri thirrje ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili ka mohuar akuzat për krime lufte nga trupat e Moskës, të “kalojë në qytetin Bucha dhe të shohë trupat e njerëzve të vdekur dhe të shikojë në sy familjet, nënat, burrat e tyre, fëmijë që mbetën jetimë”.

Të ngajshme

Gjykata do të kërkojë sjellje me detyrim për Sveçlën, Pacollin e Zybën në seancën për gazin

Erzana Fazliu

Zelensky i kërkon Trumpit qëndrim të qartë ndaj Rusisë: Ndale personalisht Putinin

Erzana Fazliu

Osmani pret në takim ministren e Jashtme të Finlandës, diskutojnë për zhvillimet e fundit në vend

Valjeta Turkaj