Telenews

Nervozizmi i kushton shtrenjtë Contes, Napoli në pritje të vendimit

Antonio Conte pritet të përballet me një pezullim prej dy ndeshjesh pas sjelljes së tij gjatë përballjes Inter–Napoli, ku trajneri i napolitanëve reagoi ashpër ndaj gjyqtarit pas penalltisë së akorduar në favor të nerazzurrëve.

Protestat e vazhdueshme dhe britmat e tij në vijën anësore u konsideruan të tepruara dhe tashmë rrezikojnë ta lënë jashtë pankinës për dy javë.

Sipas “Il Mattino”-s, reagimi shpërthyes i Contes lidhet me stresin dhe frustrimin e akumuluar nga vendimet arbitrare që ai i konsideron të padrejta, veçanërisht pas episodeve të diskutueshme në ndeshjen e mëparshme kundër Veronës.

Ky presion i vazhdueshëm duket se kulmoi në Meazza, duke e vendosur trajnerin e Napolit në qendër të vëmendjes së autoriteteve disiplinore.

Të ngajshme

Real Madridi arrin një marrëveshje të mrekullueshme me vlerë 300 milionë euro në vit

Valjeta Turkaj

GOOOOOL! Raphinha shënon sërish ndaj Real Madridit

Valjeta Turkaj

Arsenali punëson ekspertin që vite më parë e ndihmoi Liverpulin ta fitoj Premierligën

Valjeta Turkaj