Telenews

Komuna e Obiliqit vendos: 350 euro euro në muaj për familjet që adaptojnë fëmijë

Komuna e Obiliqit ka marrë një vendim të rëndësishëm në mbështetje të fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe familjeve që kujdesen për ta.

Sot është nënshkruar vendimi që familjet strehuese në këtë komunë të përfitojnë mbështetje financiare prej 350 eurosh në muaj.

Ky vendim i kryetarit Halil Thaçi, synon të forcojë sistemin e kujdesit familjar dhe të lehtësojë barrën financiare për familjet që hapin derën dhe zemrën e tyre për fëmijët në nevojë.

“Sot kam nënshkruar vendimin që familjet strehuese në Komunën e Obiliqit, ato që hapin derën dhe zemrën për fëmijët pa përkujdesje prindërore, të mbështeten me 350 euro në muaj. Kujdesi për fëmijët nuk është bamirësi, por përgjegjësi institucionale. Komuna do të jetë pranë atyre që bëjnë më shumë për shoqërinë”, ka njoftuar Thaçi në Facebook.

Të ngajshme

Për tre ditë radhazi, mërgimtarët mirëpriten në Kuvendin e Kosovës

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 12 gusht

Rrezarta Ramaj

Pa marrëveshje, pa seancë: Ngërçi politik në Kosovë hyn në fazë të re –

KushtrimGuraj