Telenews

DYSHIME PËR VIRUSIN SALMONELA, AUV-I LARGON NGA TREGU DISA PRODUKTE TË “KINDER”

Në një komunikatë për media, nga AUV-i kanë bërë të ditur se në disa analiza të kryera, ky virus nuk ka rezultuar të jetë i pranishëm në këto produkte, megjithatë është vendosur të largohen.
“Edhe pse deri me tani asnjë nga produktet Kinder të tregtuara në Kosovë nuk ka ndonjë analizë që ka rezultuar pozitiv në salmonelë. Në koordinim dhe me njoftim të prodhuesit, si masë paraprake është vendosur tërheqja produkteve Kinder”, thuhet në komunikatë.
Tutje në komunikatë, AUV-i u ka bërë thirrje konsumatorëve që kanë blerë ndonjë nga produktet përkatëse, të mos i konsumojnë ato, por t`i kthejnë te distributori. /Teve1.info/

Të ngajshme

Detaje të reja rreth vrasjes në Gjilan/ Burri dyshohet se vrau gruan, mikun dhe plagosi tre të tjerë

Rrezarta Ramaj

Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për transportimin e mbi 6 kilogramëve marihuanë

Rrezarta Ramaj

9 lidhje të paautorizuara të ujit evidentohen në Prizren, Suharekë dhe Malishevë

Rrezarta Ramaj