Telenews

Torino nuk e blen, Asllani transferohet te kampionët e shumëfishtë të Serie A

torino-nuk-e-blen,-asllani-transferohet-te-kampionet-e-shumefishte-te-serie-a

Kristjan Asllani mbetet në Serie A.

Genoa vijon të lëvizë në merkato për t’i dhënë Daniele De Rossit një skuadër sa më konkurruese.

Sipas “Sky Sport”, klubi kuqeblu po vlerëson blerjen e Kristjan Asllanit, aktualisht në huazim nga Interi te Torino, por që nuk bën më pjesë në planet e klubit “granata” dhe pritet të ndryshojë sërish ambient pas transferimit të verës.

Asllani është një mesfushor (“regjisor”) para mbrojtjes, që kombinon fazën e ndërprerjes me cilësi në pasime.

Ndonjëherë vonon ritmin e lojës, por do të ishte një burim i vlefshëm për Genoa, që kërkon eksperiencë në mesfushë. Shqiptari është titullar i kombëtares dhe i mësuar me presionin pas viteve tek Interi.

Në karrierë ka 99 ndeshje dhe 4 gola me Interin, 27 paraqitje dhe 1 gol me Empolin, 16 ndeshje me Torinon dhe 38 ndeshje me Shqipërinë (5 gola), si edhe paraqitje me ekipet U-21, U-18 dhe U-16.

Në “palmares” numëron 1 titull të Serie A, 1 Kupë Italie, 2 Superkupa Italiane, 1 titull të Serie B dhe 1 titull “Primavera”

Të ngajshme

Operacion 35 milionësh, Juventus ia rrëmben Milanit objektivin e merkatos

KushtrimGuraj

Ylli i Man Cityt drejt largimit përkundër dëshirës së Pep Guardiolas

KushtrimGuraj

Juventusi synon të përfitojë edhe 20 milionë euro nga dy brazilianët e harruar

KushtrimGuraj