Telenews

Digjet një shtëpi në Vushtrri, vdes një 80-vjeçare

Një shtëpi në fshatin Gracë të Vushtrrisë është djegur, ku si pasojë ka vdekur një 80-vjeçare.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, duke bërë me dije se po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.

Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Policia ka thënë se kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.

“Më 15 janar 2026, rreth orës 22:20, policia ka pranuar informatën se në fshatin Gracë të Vushtrrisë, një shtëpi banimi është kapluar nga zjarri. Njësitet përkatëse policore dhe zjarrfikëse kanë dalë menjëherë në vendngjarje. Si pasojë e përfshirjes së shtëpisë nga zjarri, në vendngjarje ka humbur jetën viktima femër, e moshës rreth 80-vjeçare. Ekipet emergjente mjekësore kanë konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes. Hetuesit policorë në koordinim me Prokurorin kompetent janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit”, ka njoftua policia.

Të ngajshme

Shqipëria goditet nga një tërmet

Valjeta Turkaj

Superkupa e Kosovës luhet në Antalia

Erzana Fazliu

Franca lëshon targat rozë për automjetet, çfarë tregojnë ato?

Erzana Fazliu