Telenews

Bekë Berisha largohet nga posti i presidentit te Prishtina

Menjëherë pas mbledhjes së kryesisë së klubit me tifozërinë “Plisat”, Bekë Berisha ka njoftuar se nuk do të mund ta ushtrojë detyrën e kryetarit të KB Prishtina.

Berisha ka sqaruar se, për shkak të angazhimeve të tij institucionale dhe paqartësive ligjore, klubi do të vazhdojë me emërimin e një ushtruesi detyre të kryetarit, derisa të merret një vendim përfundimtar në përputhje me statutin dhe ligjin.

Ai ka theksuar rëndësinë e unitetit brenda klubit, duke kërkuar bashkëpunim mes tifozëve, delegatëve dhe të gjithë akterëve të përfshirë, në mënyrë që KB Prishtina të kalojë këtë periudhë dhe të vazhdojë punën normalisht.

Sipas Berishës, takimi me “Plisat” është mbajtur për të sqaruar keqkuptimet dhe për të dëgjuar propozimet e tyre, ndërsa vendimet e ardhshme do të merren duke respektuar aspektin ligjor.

Emri i ushtruesit të detyrës së kryetarit pritet të bëhet i ditur në ditët në vijim.

Të ngajshme

Flick thotë se nuk do të drejtojë asnjë skuadër pas Barcelonës: Puna ime e fundit është këtu

Valjeta Turkaj

Kupa e Botës: Irani kërkon të luajë ndeshjet jashtë SHBA-së pas paralajmërimeve të Trump

Valjeta Turkaj

Nuk u ftua nga Ancelotti, ky është reagimi i Neymarit: Besoni procesti!

Valjeta Turkaj