Telenews

Vendosja e tarifave ndaj aleatëve është ‘krejtësisht e gabuar’, thotë Starmer

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, e përshkruan kërcënimin e Trump për të vendosur tarifa ndaj aleatëve të SHBA-së si “krejtësisht të gabuar”.

“Pozicioni ynë për Groenlandën është shumë i qartë – është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës dhe e ardhmja e saj është një çështje për groenlandezët dhe danezët”, thotë ai në një deklaratë.

“Ne gjithashtu e kemi bërë të qartë se Siguria e Arktikut ka rëndësi për të gjithë NATO-n dhe aleatët duhet të bëjnë më shumë së bashku për të adresuar kërcënimin nga Rusia në pjesë të ndryshme të Arktikut”, vijon tutje Starmer. 

“Zbatimi i tarifave ndaj aleatëve për të ndjekur sigurinë kolektive të aleatëve të NATO-s është krejtësisht i gabuar. Sigurisht që do ta ndjekim këtë çështje drejtpërdrejt me administratën amerikane”.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj