Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Kosovës, nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht një tjetër.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën “Marin Barleti” në Gjakovë, transmeton Telenews.
Bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa gjatë kontrollit tek njëri prej të dyshuarve është gjetur dhe sekuestruar një thikë.
Në konsultim me prokurorit pas inicimit të rastit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

