Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka reaguar pas zbulimit të manipulimit të votave përgjatë procesit të rinumërimit të tyre.
Përmes një postimi në Facebook, Hamza e ka quajtur shqetësuese këtë fenomen, teksa thekson se rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën është hap i domosdoshëm dhe i drejtë.
“Janë tepër shqetësuese mospërputhjet e mëdha të zbuluara gjatë rinumërimit të pjesshëm të votave. Në këto rrethana të krijuara, si Kryetar i PDK-së vlerësoj se rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën është hap i domosdoshëm dhe i drejtë”, ka shkruar Hamza.
Ai shtoi se institucionet përgjegjëse e kanë obligim kushtetues të veprojnë menjëherë për ta mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor.
“Çdo vonesë apo hezitim është cenim i drejtpërdrejtë i besimit qytetar”.

