Telenews

Ky është shqiptari i vrarë në Greqi, i dënuar me burgim të përjetshëm

Një shqiptar është sulmuar për vdekje në burgun e Koridhalosit në Greqi.

Viktima është identifikuar si Jani Aliaj, i shumëkërkuar në Shqipëri për vrasje. Autosi i sulmit është një shtetas grek, po i dënuar për vrasje.

49-vjecari nga Tepelena, i cili ndodhej i arrestuar në Greqi prej 31 dhjetorit 2024, është vrarë sot në burgun e Koridhalos duke u goditur me thikë nga një i burgosur grek në sektorin 3 të burgut.

Edhe autori, ashtu si Aliaj, rezulton i dënuar për vrasje. Policia greke ka nisur hetimet për ngjarjen duke mos përjashtuar faktin që ngjarje të jetë vrasje me pagesë.

Jani Aliaj rezulton person i kërkuar në Shqipëri, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Elton Cicos në 1 maj 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Gjithashtu ai rezulton i kërkuar edhe për një ngjarje të ndodhur në vitin 2015 në Përmet, ku tentativa e vjedhjes së një sasie të madhe marijuane përfundoi me të plagosur. Për atë ngjarje Aliaj kërkohej për tre akuza.

Gjithashtu Jani Aliaj, i cili u arrestua në 31 dhjetor 2024 me identitetin e rremë Aleksan Kreshnik, kërkohej në Greqi pasi ishte arratisur nga burgu i Korfuzit ku vuante dënim me burgim të përjetshëm, plus 2 vjet plus 12 muaj për vrasjen e një shqiptari, plagosje të rëndë dhe armëmbajtje, ngjarje të ndodhura në Athinë në vitin 2006.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj