Telenews

KOSTT njofton vështirësi në balancimin e sistemit energjitik, vijnë reduktimet e rrymës

KOSTT (Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike) ka njoftuar se po përballet me vështirësi në menaxhimin e balancës së sistemit energjetik, për shkak të devijimeve të mëdha mes energjisë së nominuar dhe kërkesës aktuale.

Sot, më 20.01.2025, KESCO ka nominuar rreth 26.17% më pak energji sesa kërkesa reale, duke e çuar Zonën e Kontrollit KOSTT në jo balanca mesatare prej rreth 211 MW orë, ndërsa në disa orë këto jo balanca tejkalojnë 260 MW orë”, thotë ky operator në një njoftim për media.

Sipas KOSTT-it, kjo situatë është e papranueshme dhe cenon stabilitetin e sistemit elektroenergjetik.

“KOSTT bën thirrje që nominimet të reflektojnë saktë kërkesën reale dhe të korrigjohen menjëherë, për të shmangur devijimet dhe për të ruajtur sigurinë e sistemit.”

Në këtë situatë, KOSTT thekson në një njoftim se është detyruar që të kërkojë aplikimin e kufizimit të ngarkesës, si masë e fundit për garantimin e operimit të sigurt, deri në përmirësimin e gjendjes.

Të ngajshme

E hëna e tretë e janarit thuhet se është dita më e zymtë e vitit

Valjeta Turkaj

“Mos iu besoni postimeve” – hakohet faqja e Inspektoratit të Kryeqytetit

Valjeta Turkaj

Deri më tani janë rinumëruar 11 kuti në Podujevë, Maqedonci humb afro 300 vota

Valjeta Turkaj