Telenews

Sherr me çekiç mes shoferëve në rrugën Mamurras–Krujë, vdes 57 vjeçari

Mesnatën  e së hënës në rrugën Mamurras -Krujë në Shqipëri, për motive të dobëta ka ndodhur një konflikt midis dy drejtuesve të mjeteve, ku si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi 57-vjeçar, Petrit Ndou.

Sipas raportimeve të Top Channel, autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Andi Vokri, 28 vjeç, banues në Thumanë, Mamurras, i cili u arrestua në flagrancë nga policia menjëherë pas ngjarjes.

Prokuroria dhe policia po vijojnë veprimet hetimore për veprën penale të “Vrasjes me dashje”, ndërsa raportohet se në konflikt është përdorur çekiç.

“Rreth orës 00:40, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me sende të forta dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi P. N., 57 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar autorin e dyshuar dhe shtetas që mund të ketë dijeni për ngjarjen, por për shkak të hetimit, nuk jepen të dhënat e tyre. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve hetimore, do të jepet informacion i plotë“-njofton policia atje.

 

Të ngajshme

Kosova udhëhoqi për herë të parë takimin e ministrave të bujqësisë të Evropës Juglindore

Valjeta Turkaj

Drenasi Residence banesa që përputhen me çdo stil jetese

Valjeta Turkaj

E hëna e tretë e janarit thuhet se është dita më e zymtë e vitit

Valjeta Turkaj