Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë Akademi Përkujtimore, për të nderuar jetën dhe veprimtarinë e ish-presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, në 20-vjetorin e vdekjes së tij.
Akademia do të mbahet me fillim nga ora 11:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, shkruan IndeksOnline.
“Sot, me nderim të thellë dhe emocion të veçantë, kujtojmë 20 vjetorin e ndarjes nga jeta të Atit Themeltar të Republikës së Kosovës, Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova.
Nën përkujdesjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, Lidhja Demokratike e Kosovës organizon Akademi Përkujtimore kushtuar jetës, veprës dhe trashëgimisë së pavdekshme të Presidentit Rugova” thuhet në njoftimin e LDK-së.


