Telenews

Lopa që po mahnit shkencëtarët me mënyrën si po i përdorë pajisjet

Shkencëtarët po rimendojnë aftësinë e kafshëve pasi një lopë austriake me emrin Veronika është shfaqur duke përdorur pajisje me aftësi mbresëlënëse.

Zbulimi i saj, i raportuar nga studiuesit në Vjenë, sugjeroi se lopët mund të kenë aftësi shumë më të mira njohëse se që është paramenduar më parë, shkroi BBC.

Veronika, që jeton në një fshat malor në Austri, ka kaluar vite duke perfeksionuar artin e kruajtjes së veten duke përdorur shkopinj apo pajisje pune.

Për sjelljet e kësaj lope kanë marrë vesh specialistët për inteligjencën e kafshëve në Vjenë, të cilët e panë Veronikën që përdorte mjetet.

Nëse është shpina ose një zonë tjetër e trupit vështirë për t’u arritur, Veronika përdorë një shkop. Kur ka një pjesë trupi më të butë ajo përdorë pajisje tjetër më të butë.

Përdorimi i pajisjeve është parë rrallë në mbretërinë e kafshëve dhe kurrë nuk është dokumentuar te kafshët shtëpiake.

Kjo është hera e parë që shkencëtarët kanë dokumentuar një lopë që përdor pajisje.

Të ngajshme

Trump përsërit kritikat ndaj NATO-s: Në rast të një konflikti global nuk do na ndihmonin

Valjeta Turkaj

949 Qendra Votimi për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë

Valjeta Turkaj

“Kam qenë rreth 30km/h”, tragjedia me dy të mitur në Durrës – Shoferi pranon edhe konsumimin e alkoolit

Valjeta Turkaj