Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur për nevojën e zhvillimit të infrastrukturës sportive në vend, duke theksuar se Kosova duhet të investojë seriozisht në ndërtimin e stadiumeve të futbollit, në funksion të organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030.
Sipas Kurtit, projekti parashikon ndërtimin e 20 stadiumeve, të cilat do të jenë me kapacitete më të vogla, por të përshtatshme për nevojat e vendit dhe për ngjarjen ndërkombëtare që Kosova do ta organizojë së bashku me Shqipërinë.
“Kemi nevojë t’i ndërtojmë 20 stadiume të futbollit, jo sikur në Britani aq të mëdha, më të vogla tetë mijë deri në nëntë mijë ulëse sepse ne do t’i organizojmë Lojërat Mesdhetare 2030 së bashku me Durrësin në Shqipëri”, tha ai gjatw njw diskutimi nw panelin mbi demokracinë, sigurinë dhe qeverisjen tw zhvilluar nw Davos.
Deklarata e Kurtit vjen në kohën kur po diskutohet intensifikimi i përgatitjeve infrastrukturore për Lojërat Mesdhetare 2030, një ngjarje që pritet të ketë ndikim të madh në sport, ekonomi dhe imazh ndërkombëtar të Kosovës.

