Telenews

Behgjet Pacolli për Rugovën: Madhështia e tij qëndronte në thjeshtësi, urtësi e dashuri për atdheun

behgjet-pacolli-per-rugoven:-madheshtia-e-tij-qendronte-ne-thjeshtesi,-urtesi-e-dashuri-per-atdheun

Behgjet Pacolli ka kujtuar presidentin historik, Ibrahim Rugova në 20-vjetorin e vdekjes së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli tha se Rugova ishte simbol i mençurisë, durimit dhe i rezistencës paqësore të popullit të Kosovës.  Pos tjerash, ish-presidenti tha se Rugova me fjalë dhe vizion të qartë, i dha Kosovës zë dhe dinjitet në kohë të vështira.

“Kam pasur fatin ta njoh personalisht dhe të bindem se madhështia e tij qëndronte në thjeshtësi, urtësi dhe dashuri të sinqertë për atdheun. Kujtimi i tij mbetet i gjallë. Lavdi veprës dhe jetës së tij”, ka shkruar Pacolli.

Të ngajshme

Viktima në Gjakovë është xhaxhai i ish-banores së Big Brother-it, Elijona Binakaj

Valjeta Turkaj

Prokuroria mbyll dorëzimin e provave në rastin Thaçi dhe të tjerët

Valjeta Turkaj

Shtetasit e huaj njoftohen me rregullat e reja në kufi

Valjeta Turkaj