Telenews

Gjilani vazhdon subvencionimin e qirasë për familjet pa strehë

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se edhe sivjet do t’i subvencionojë qiranë e banimit për familjet që nuk kanë banesë apo shtëpi në pronësi dhe gjenden në gjendje të rëndë ekonomike.

Tashmë Drejtoria e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale në Komunën e Gjilanit ka hapur thirrjen për aplikim e cila mbyllet më 30 janar të këtij viti.

Të drejtë aplikimi kanë familjet rezidente në Komunën e Gjilanit, të cilat nuk kanë banesë apo shtëpi në pronësi dhe gjenden në gjendje të rëndë ekonomike.

Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit, tha se po e vazhdojnë mbështetjen ndaj këtyre familjeve.

“Njëra prej politikave të cilat i kemi ndjekur gjatë mandatit të parë, po e vazhdojmë edhe në mandatin e dytë. 163 mijë euro i kemi financuar në mandatin e parë dhe këtë mbështetje po e vazhdojmë edhe gjatë këtij mandati”, tha Hyseni.

I pari i Gjilanit ftoi të aplikojnë të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetje për banim, duke shtuar se kanë mbetur edhe pak ditë nga afati për aplikim.

Të ngajshme

Podujevë: Konfiskohen mbi 80 kg marihuanë, arrestohen tre persona

Valjeta Turkaj

SHBA-ja dhuron skanerë për Doganën, ja për çka do të shërbejnë

Valjeta Turkaj

Ish-kryeministri i Koresë së Jugut dënohet me 23 vjet burgim

Erzana Fazliu