Telenews

Berishës i mbushen sytë me lot kur kujton ditën e Pavarësisë (VIDEO)

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, është përlotur teksa kujtoi Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

I ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Berisha deklaroi se misioni i gjeneratës së tij për liri, duhet të vazhdojë për shekuj të tërë.

“Unë mendoj që misioni i gjeneratës time, më të vjetër, nuk ka përfunduar, pavarësisht se ne nuk kuptohemi, ose ndonjëherë sulmohemi në mënyrë të padrejtë për shkak të një stili të bërjes së politikës që bëjmë. Një gjë duhet ta kuptojmë, ne kemi një betim. Kur është shpallur Pavarësia e Kosovës, unë kam qenë deputet. Nga Prizreni deri para Kuvendit, një djalë që ende punon në komunën e Prizrenit, Ibrahim Thaqi, më ka shoqëruar me makinë, unë e kam dëgjuar këngën e Çamërisë. Lufta e UÇK-së ka përfunduar në Kosovë, ka vazhduar në Luginë të Preshevës, ka vazhduar në Maqedoni, por nuk ka vazhduar në Çamëri. Gjenerata ime, amanet për së gjalli fëmijëve, misioni duhet të vazhdojë, edhe 100 vjet, edhe 200 vjet”, tha Berisha.

 

Të ngajshme

“Free Hashim Thaçi” | Ligjërata e Speciales në shkollën “Xhevdet Doda”, shpërthejnë reagimet në Kosovë

KushtrimGuraj

Protesta e 17 shkurtit, Hamza: Është koha që të gjithë luftëtarët e lirisë të kthehen në shtëpi

KushtrimGuraj

Komuna e Prishtinës distancohet nga ligjërata që Specialja mbajti në një shkollë: Jemi të indinjuar, do të merren masa

KushtrimGuraj