Telenews

“Free Hashim Thaçi” | Ligjërata e Speciales në shkollën “Xhevdet Doda”, shpërthejnë reagimet në Kosovë

“free-hashim-thaci”-|-ligjerata-e-speciales-ne-shkollen-“xhevdet-doda”,-shperthejne-reagimet-ne-kosove

“Free Hashim Thaçi” | Ligjërata e Speciales në shkollën “Xhevdet Doda”, shpërthejnë reagimet në Kosovë

Një ligjëratë e mbajtur nga përfaqësues të Dhomave të Specializuara të Kosovës në shkollën e mesme “Xhevdet Doda” në Prishtinë ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik, pasi disa nxënës gjatë aktivitetit kanë shfaqur pankarta me mbishkrimin “Free Hashim Thaçi”.

Një raportim i mediave për një ligjëratë të mbajtur me nxënësit e shkollës “Xhevdet Doda” nga Gjykata Speciale, ka nxitur reagime të mëdha.

Kjo dëshmohet nga një fotografi të cilën e ka pranuar gazeta Nacionale, nga një prej nxënësve pjesëmarrës.

Aty, prej nxënësve kërkohet vlerësimi i ligjëratës.Pyetjet janë të tipit nëse ngjarja ishte e organizuar mirë, nëse kishte mjaftueshëm informata për Gjykatën Speciale, nëse informacionet kanë qenë të kuptueshme dhe pyetje të ngjashme.

Në një prej këtyre vlerësimeve, nxënësit kanë shprehur pakënaqësi lidhur me përgjigjet që kanë marrë ky trajnim.

Në fund, tek komentet njëri prej nxënësve ka kërkuar lirimin e Hashim Thaçit. “Free Hashim Thaçi”, ka shkruar ai.

Gjykata Speciale mban ligjërata me nxënësit e shkollave të mesme, njëri ua shkruan “Free Hashim Thaçi”

Gazeta kontaktuar me drejtorin e shkollës Xhevdet Doda, Isak Bregaj. Megjithatë, ai ka thënë se ligjërata ka qenë nga një organizatë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, e ku në mesin e shumë temave për Gjykatat, kanë folur edhe për Gjykatën Speciale.

Në fakt, se anë mbajtur trajnim e ka konfirmuar edhe vetë Gjykata Speciale.

“Po, ekipi i informimit i Dhomave të Specializuara këtë javë po zhvillon aktivitete për të informuar grupet studentore në Prishtinë rreth mandatit dhe procedurave të gjykatës, si dhe për të dëgjuar pikëpamjet e tyre dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të tyre”, thuhet në përgjigje.

Në anën tjetër, shkolla “Xhevdet Doda” ka theksuar se ligjërata është mbajtur nga një organizatë dhe pa dijeninë e Drejtorisë së Arsimit. Kështu ka konfirmuar edhe drejtori në Prishtinë, Samir Shahini.

“Ligjërata në fjalë është organizuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR), një organizatë e njohur që zhvillon ligjërata edukative në shkolla të mesme dhe universitete, me fokus në edukimin juridik dhe qytetar të të rinjve. Qëllimi i kësaj ligjërate ka qenë informimi i nxënësve mbi sistemin e drejtësisë, llojet e gjykatave dhe mënyrën e funksionimit të tyre, përfshirë edhe gjykatën e Kosovës që funksionon në Hagë, në kuadër të një informimi të përgjithshëm dhe edukativ. Gjatë ligjëratës janë trajtuar procedurat dhe funksionimi i gjykatave në mënyrë neutrale dhe informative. Çdo interpretim apo pretendim tjetër që sugjeron ndryshe është i pavërtetë dhe i pabazuar”, thuhet në reagim.

Reagon shkolla “Xhevdet Doda” për ligjëratën e Gjykatës Speciale: Është organizuar nga organizata “YIHR”

Nacionale ka dërguar pyetje edhe në YIHR, dhe deri më tash nuk ka pasur përgjigje.

Reagim të ashpër pati nga Organizata e Veteranëve të Luftës.

“Në vend që të merret me fushata propagandistike dhe menaxhim të imazhit publik, Gjykata Speciale duhet ta përmirësojë besueshmërinë e saj duke respektuar Kushtetutën, ligjet e Republikës së Kosovës dhe standardet ndërkombëtare të drejtësisë. Këto skena na përkujtojnë se, në mënyrë të ngjashme, dikur kanë vepruar edhe organet e pushtetit në ish-Jugosllavi, përkatësisht Lidhja Komuniste dhe Lidhja Socialiste, të cilat pas demonstratave të lëvizjes studentore të vitit 1981 organizonin mbledhje nëpër fshatra dhe kolektive pune, me qëllim të dënimit të organizatorëve të këtyre demonstratave dhe të përgatitjes politike e psikologjike të popullit për t’i pranuar si të mirëqena dënimet drakonike që pushteti i atëhershëm po përgatitej t’ia shqiptonte rinisë shqiptare shqiptare. Kjo qasje e njohur e propagandës dhe presionit institucional nuk i shërben drejtësisë, por imponimit të një narrative të parapërgatitur”, thuhet në reagim.

Përgjegjësi kanë kërkuar disa asamblistë të PDK-së, të cilët kërkuan edhe shkarkimin e drejtorit.

Deputeti i zgjedhur, Artan Behrami, ishte i ashpër me reagim.

“E pabesueshme! Ligjeratë qysh UÇK-ja qenka organizatë e përbashkët kriminale a? Qysh, UÇK-ja ka bërë spastrim etnik në Kosovë a? E firkshme! Ftoj të gjithë prindërit që të mos lejojnë pjesëmarrjen e fëmijëve të tyre në këto ligjerata! Ftoj të gjitha institucionet e Arsimit të Ulët dhe të Lartë që të refuzojnë çfarëdo bashkëpunimi me këtë gjykatë”, ka shkruar Behrami.

Specialja edhe në të kaluarën ka mbajtur ligjërata të ngjashme, dhe kjo temë së fundmi, nxiti reagim të madh, duke ditur se nxënësit janë të mitur.

OVL-UÇK reagon për ligjëratën e Speciales në Prishtinë: Fushatë propagandistike, ngjashëm si në Jugosllavi

Lidhur me raportimet se zyrtarë të Gjykatës Speciale kanë mbajtur ligjërata për nxënësit e gjimnazit “Xhevdet Doda” gjatë ditës së enjte, ka reaguar Organizata e Veteranëve të Luftës së  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në reagimin e organizatës thuhet se ligjërata nuk ishte e rastësishme, por sipas saj, përpjekje e qartë e Dhomave të Specializuara për “kontroll të dëmit” ndaj imazhit të tyre të rënduar, pas shkeljeve të njëpasnjëshme që i kanë bërë ndaj të drejtave themelore të të akuzuarve dhe ndaj vetë rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

“Në vend që të merret me fushata propagandistike dhe menaxhim të imazhit publik, Gjykata Speciale duhet ta përmirësojë besueshmërinë e saj duke respektuar Kushtetutën, ligjet e Republikës së Kosovës dhe standardet ndërkombëtare të drejtësisë”, thuhet tutje në reagim.

Këto skena, OVL e UÇK-së thotë se përkujtojnë mënyrën si dikur kanë vepruar edhe organet e pushtetit në ish-Jugosllavi, përkatësisht Lidhja Komuniste dhe Lidhja Socialiste, ‘të cilat pas demonstratave të lëvizjes studentore të vitit 1981 organizonin mbledhje nëpër fshatra dhe kolektive pune, me qëllim të dënimit të organizatorëve të këtyre demonstratave dhe të përgatitjes politike e psikologjike të popullit për t’i pranuar si të mirëqena dënimet drakonike që pushteti i atëhershëm po përgatitej t’ia shqiptonte rinisë shqiptare’.

Shahini për ligjëratën e Speciales: Do merren masa konkrete ndaj personave përgjegjës

Të ngajshme

Protesta e 17 shkurtit, Hamza: Është koha që të gjithë luftëtarët e lirisë të kthehen në shtëpi

KushtrimGuraj

Komuna e Prishtinës distancohet nga ligjërata që Specialja mbajti në një shkollë: Jemi të indinjuar, do të merren masa

KushtrimGuraj

OVL e UÇK-së reagon pas ligjëratës së Speciales në Prishtinë: Fushatë propagandistike

KushtrimGuraj