Telenews

Çmimore e re për mbeturinat në Prishtinë, KRM “Pastrimi” sqaron ndryshimet

Kompania Rajonale e Mbeturinave KRM “Pastrimi” Sh.A. ka njoftuar qytetarët e Prishtinës se ka hyrë në fuqi çmimorja e re për shërbimin e grumbullimit dhe transportit të mbeturinave.

Sipas njoftimit, vendimi bazohet në Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave, të miratuar nga Kuvendi Komunal në dhjetor 2023.

Çmimorja e re parasheh tarifa të standardizuara dhe kategorizim të konsumatorëve, nga amvisëritë deri te bizneset, me synim transparencën, qëndrueshmërinë financiare dhe ofrimin e një shërbimi të rregullt e cilësor.

KRM “Pastrimi” ka bërë të ditur se mbetet e hapur për sqarime shtesë dhe bashkëpunim me qytetarët dhe subjektet ekonomike.

Të ngajshme

E ardhmja fillon sot, bëje investimin e duhur në Kompleksin Linda

Valjeta Turkaj

Njëzet foto qesharake dhe të çuditshme që do t’ju lënë pa fjalë

Valjeta Turkaj

Ligjërata për Gjykatën Speciale në “Xhevdet Doda” ishte me leje të institucionit arsimor, njofton OJQ-ja

Valjeta Turkaj