Telenews

Pas testimit të “Skifteri K1”, Future Minds Academy prezanton dronin tjetër me rreze veprimi 500 km

pas-testimit-te-“skifteri-k1”,-future-minds-academy-prezanton-dronin-tjeter-me-rreze-veprimi-500-km

Inovacioni i epikës së Future Minds Academy, pas testimit të dronit “Skifteri K1”, po vazhdon të zhvillohet me ritme të shpejta. Sipas drejtorit të kësaj akademie, Ridvan Aliu flotës ajrore së shpejti do t’i bashkohet droni i ri SKIFTER MIGA VTOL, një prototip i cili synon të avancojë misionet ajrore të tipit SWARM.

“Prototipi i parë pritet të testohet gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026, në një nga shtetet e Bashkimit Evropian, dhe do të pajiset me lidhje SATCOM C2 për komandë dhe kontroll”, ka shkruar Aliu.

Specifikat e dronit SKIFTER MIGA VTOL përfshijnë:

Koha e fluturimit: 6 orë
Shpejtësia maksimale: 150 km/h
Kapaciteti i ngarkesës: 15 kg
Rrezja e veprimit: deri në 500 km (SATCOM C2 – kërkon aprovim qeveritar)
Lartësia maksimale: 6000 m
Roli: SWARM MISSION UAV

“Inovacioni i rinisë sonë nuk duhet të mbetet i fshehur”, ka shkruar Aliu, duke theksuar rëndësinë e zhvillimeve teknologjike të lidershipit të ri në fushën e aeronautikës.

Ky zhvillim vjen pak kohë pasi u publikuan pamje të aftësive të dronit “Skifteri K1” me rreze veprimi deri në 1000 km, testimi i të cilit u bë jashtë territorit të Kosovës. Ky rezultat ka ngjallur interes të madh për teknologjinë dhe mundësitë e saj në fushën e mbrojtjes.

Të ngajshme

Katër të lënduar në Bogë, pasi një motor bore u përplas me një shtyllë elektrike

KushtrimGuraj

Rinumërimi drejt fundit: Procesohen 1,591 nga 2,557 vendvotime

KushtrimGuraj

Sulmi izraelit vret dy persona në Gaza, ndërsa ShBA kërkon përparim në marrëveshjen e paqes

KushtrimGuraj