Telenews

Kurti diskuton hapat e formimit të institucioneve me ambasadorin e Britanisë dhe Suedisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar të hënën një takim të përbashkët me ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Sipas njoftimit për media bëhet e ditur se gjatë takimit, palët diskutuan për çështjet aktuale në vend, përmbylljen e procesit zgjedhor të 28 dhjetorit, si dhe hapat e ardhshëm drejt formimit të institucioneve të reja.

Po ashtu, në fokus të bisedimeve ishin prioritetet e qeverisë së ardhshme dhe bashkëpunimi ndërmjet Kosovës, Suedisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në fusha me interes të përbashkët.

Kurti theksoi përkushtimin e Qeverisë ndaj sundimit të ligjit në të gjithë territorin e Kosovës, pa diskriminim dhe pa privilegje, për të gjithë qytetarët dhe komunitetet.

Ai vuri në pah rëndësinë e rritjes së vazhdueshme ekonomike, progresit shoqëror dhe avancimit demokratik.

Në takim u theksua gjithashtu angazhimi i Kosovës për paqe dhe siguri, ruajtjen e rendit publik dhe mbrojtjen e kufijve, si dhe synimi për integrim në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Të ngajshme

Arrestimi i zyrtarëve në Komunën e Prishtinës – Prokuroria Themelore del me detaje

Valjeta Turkaj

Zgjerohen hetimet, të gjitha prokuroritë kanë lëshuar autorizime për grumbullim të informacioneve

Valjeta Turkaj

Berisha në Strasburg: Akuza ndaj Ramës për lidhje me kartelet e drogës

Valjeta Turkaj