Telenews

Arrestimi i zyrtarëve në Komunën e Prishtinës – Prokuroria Themelore del me detaje

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes Departamentit për Krime Ekonomike, ka zhvilluar një aksion ndaj zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrje ryshfeti.

Sipas komunikatës për media, aksioni është realizuar më 27 janar 2026, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe në koordinim të plotë me Gjykatën Themelore në Prishtinë, duke zbatuar masa të veçanta hetimore.

Gjatë zbatimit të këtyre masave janë shoqëruar tre persona, ndërsa një zyrtar i Komunës së Prishtinës, me inicialet A.G., është arrestuar në flagrancë për veprën penale marrje e ryshfetit, sipas nenit 421 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti është iniciuar për veprat penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 dhe marrja e ryshfetit nga neni 421 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka inkurajuar qytetarët që të raportojnë të gjitha veprat penale që lidhen me korrupsionin, duke theksuar përkushtimin institucional në luftimin e kësaj dukurie.

Të ngajshme

Humnerë në mes të qytetit – 4 kilometra çarje, evakuohen mbi një mijë persona në Sicili

Valjeta Turkaj

Zgjerohen hetimet, të gjitha prokuroritë kanë lëshuar autorizime për grumbullim të informacioneve

Valjeta Turkaj

Berisha në Strasburg: Akuza ndaj Ramës për lidhje me kartelet e drogës

Valjeta Turkaj