Platforma e njohur sportive ”Score 90” ka publikuar formacionin më të mirë të Premier League të të gjitha kohërave.

Ky formacion bashkon legjenda të epokave të ndryshme, lojtarë që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e kampionatit anglez.

Në formacionin 4-3-3, i cili i jep fokus të veçantë sulmit, përbehet nga treshja fantastike, Cristiano Ronaldo, Thierry Henry dhe Mohamed Salah, të cilët kanë dominuar Premier League me gola dhe kanë pasur ndikim vendimtar për skuadrat e tyre.

Në mesfushë, ”Score 90” ka zgjedhur një kombinim fantastik me Kevin De Bruyne, Steven Gerrard dhe Frank Lampard, tre mesfushorë që kanë shkruar histori dhe paraqitje të nivelit më të lartë.

Mbrojtja përbëhet nga emra të dëshmuar si Ashley Cole në krahun e majtë, Virgil van Dijk dhe Rio Ferdinand në qendër, si dhe Trent Alexander-Arnold në të djathtë,.

Në portë qëndron legjenda Peter Schmeichel, një nga portierët më dominues që ka parë ndonjëherë Premier League.

Ky formacion i publikuar nga ”Score 90” konsiderohet nga shumëkush si një përmbledhje e artë e historisë së kampionatit anglez, por që ka ngjallur një debat të madh mes tifozëve.