Telenews

Humb jetën në stallë, 73-vjeçari në Skenderaj dyshohet se u godit për vdekje nga lopa

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e së enjtes në fshatin Bajë të Skenderajt, ku një burrë i moshuar është gjetur pa shenja jete në stallën e bagëtive.

Siç mëson Sinjali, rreth orës 14:00, Policia ka pranuar informacion për një vdekje të dyshimtë në këtë fshat. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, bashkë me mjekun kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, Belko Simic, 73 vjeçar.

Sipas të dhënave fillestare nga vendi i ngjarjes dhe deklarimeve të personave që kanë qenë aty pranë, dyshohet se viktima ka pësuar goditje fatale në kokë nga një lopë, derisa ishte duke u kujdesur për bagëtinë në stallë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë hetimore dhe ekipi i mjekësisë ligjore. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, me qëllim të përcaktimit të saktë të shkakut të vdekjes. Hetimet janë në zhvillim.

Të ngajshme

Drejtori i Policisë së Kosovës viziton kufirin SHBA-Meksikë për herë të parë

Valjeta Turkaj

Vitia: Ligji për sigurimet shëndetësore do të rikthehet shpejt në Kuvend pas vendimit të Kushtetueses

Valjeta Turkaj

Kurti: Në shkurt do të shohim nëse ka atmosferë për raport të ri Qeveri-Opozitë

Valjeta Turkaj