Telenews

Kuvendi i LDK-së vendos: Abdixhiku mbetet kryetar

Ka përfunduar procesi i votimit të fshehtë në Kuvendin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Të gjithë delegatët e pranishëm në Kuvend kanë votuar në mënyrë të fshehtë për ofrimin e dorëheqjes së Lumir Abdixhikut.

Burimet bëjnë me dije se rreth 55% kanë votuar pro kryetarit aktual të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Nga 300 delegatë pjesëmarrës, 164 votuan kundër dorëheqjes së tij, dhe 136 pro.

Abdixhiku ia ka ofruar Kuvendit të partisë dorëheqjen e tij pas rezultatit të shënuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Në këtë proces zgjedhor, LDK-ja fitoi 13.24 për qind të votave – rezultati i dytë më i keq qysh prej pasluftës.

Por disa figura partiake kanë kërkuar dorëheqjen e tij të parevokueshme, duke mos u pajtuar me votëbesim.

Në mesin e tyre janë Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Arben Gashi, etj.

Të ngajshme

“Qyqani” i Vushtrrisë mbështet fort Lumir Abdixhikun

Donat Hashani

Abdixhiku deklarohet pas Kuvendit edhe për çështjen e presidentit

Donat Hashani

Abdixhiku pas votëbesimit: U bëj thirrje të gjithëve të kthehen brenda shtëpisë së tyre politike

Donat Hashani