Telenews

Ambasada britanike thirrje akterëve politikë pasi PZAP vendosi për Listën Serbe: Respektoni vendimet!

Pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) vendosi ta aprovojë ankesën e Listës Serbe lidhur me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mos miratimin e listës së kësaj partie politike, ka reaguar ambasada britanike.

Me këtë vendim, ambasada tha se riafirmohet e drejta e komuniteteve jo-shumicë në vend, së bashku me të gjitha subjektet e tjera politike, për të marrë pjesë plotësisht në procesin demokratik.

“Ne presim që përfaqësuesit e zgjedhur në mënyrë legjitime të jenë në gjendje të marrin detyrën dhe t’u shërbejnë qytetarëve që i kanë zgjedhur. Mbretëria e Bashkuar vazhdon të mbështesë proceset zgjedhore transparente dhe të bazuara në rregulla në Kosovë.

Ne i inkurajojmë të gjitha institucionet dhe aktorët politikë të respektojnë vendimet e institucioneve demokratike dhe të mbështesin integritetin e kornizës zgjedhore. Një proces zgjedhor i besueshëm dhe gjithëpërfshirës është thelbësor për stabilitetin demokratik të Kosovës dhe për forcimin e besimit midis të gjitha komuniteteve”, thuhet në reagim.

Të ngajshme

Alarm për prindërit: Kukullat me substancë vdekjeprurëse shiten në dyqan në SHBA

Valjeta Turkaj

27 vjet nga bombardimet e NATO-s në Serbi, Spiropali: Në shërbim të jetës, forca nuk është kërcënim por detyrë

Valjeta Turkaj

Epopeja e Dukagjinit, Haxhiu: Gllogjani u rrethua me qëllimin që të shuhet një vatër e rezistencës sonë

Valjeta Turkaj