Telenews

Grok me risi: Ky është hapi ynë më i madh

Asistenca e inteligjencës artificiale e zhvilluar nga Elon Musk, Grok, ka prezantuar një risi.

Grok tani do të gjenerojë video të krijuar me inteligjencë artificiale, që kanë rezolucion dhe zë më të mirë, shkruan IndeksOnline.

Kompania thotë se “Grok Imagine 1.0” është versioni më i mirë i krijuar deri më tani.

“Prezantojmë Grok Imagine 1.0, hapin tonë më të madh deri më tani.

Versioni 1.0 ofron video 10-sekondëshe, rezolucion 720p dhe audio shumë më të mirë.

Imagine ka gjeneruar 1.245 miliardë video vetëm në 30 ditët e fundit” thuhet në njoftim.

Teksa teknologjia çdo ditë e më shumë po avancon, sistemet si Grok, gjithnjë e më shumë po mbështeten në zhvillimin e inteligjencës artificiale.

Të ngajshme

Volkswagen emërton kamionçinën e saj të ardhshme sipas një zogu

KushtrimGuraj

Rrjedhin imazhet e reja të kufjeve Samsung Galaxy Buds4 dhe Galaxy Buds4 Pro

KushtrimGuraj

Sot është ditëlindja e Facebookut, si arriti të krijojë Mark Zuckerberg projektin e shekullit

Valjeta Turkaj